Televizioni “1 TV” për “Reketin”: Ndoshta është edicioni i fundit i lajmeve

Pas dy javësh, Televizioni “1 TV” është deklaruar në lidhje me lëndën e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, “Reket”, ku i dyshuar është pjesëtari i kësaj media Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13. Nga atje kanë dhënë se ndoshta mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuara. Sot, 24.07.2019, ndoshta ishte edhe edicioni i fundit i lajmeve që e shikuat në 1 TV. Goditjen më të madhe që mund ta përjetojë gazetaria është shuarja e një media. Shuarja e një hapësire publike, për çfarë mendojmë se askujt nuk i shkon për shtati, veçanërisht jo shtetit i cili është para portave të NATO-s dhe BE-së, gjegjësisht nivelit më të lartë të vlerave demokratike”, thanë dje nga “1 TV”-ja.

Duke e komentuar lëndën “Reket”, nga televizioni kanë deklaruar se kuadri i gazetarëve ka dëshmuar se, edhe në dëmin e tyre ekzistojnë njerëz që i mbrojnë standardet gazetareske dhe profesionin e gazetarisë.

“1 TV ishte metë e sulmeve të pabaza, spekulimeve dhe lajmeve të rreme me qëllim që të diskreditohet kuadri i gazetarëve. Lajmet e rreme, mund të jenë interesant për qendra të caktuar një – dy ditë, por mbetet fotografia më e madhe. Dhe ajo është që 1 TV në të ardhmen mund të jetë media për realizimin e planeve profesionale të gjeneratës së gazetarëve aktuale dhe të ardhme. Tërë kuadri i gazetarëve në 1 TV është krenar që ka treguar dhe dëshmuar para publikut maqedonas, se edhe në dëmin e tyre, ekzistojnë njerëz që i mbrojnë standardet gazetareske dhe profesionin e gazetarisë”, thanë nga “1 TV”-ja.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shefja e PSP-së, Katica Janeva.

Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, dje ka njoftuar në PSP se është në pushim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button