Ministrat e rinj britanikë do të takohen për herë të parë

Kabineti i ri i kryeministrit britanik, Boris Johnson do të realizojë të enjten takimin e parë, para se kryetari i qeverisë t’i drejtohet Parlamentit të Britanisë.

Të mërkurën, kur edhe ka nisur mandatin në kryeministri, Johnson ka emëruar në pozita kyçe, figura që përkrahin procesin e Brexit-it.

Dominic Raab është kthyer në qeveri si Sekretar i Jashtëm derisa Priti Patel si Sekretare e Brendshme.

Sajid Javid është emëruar në pozitën e kancelarit, derisa më shumë se gjysma e kabinetit të ish-kryeministres Theresa May, ka dhënë dorëheqje ose ministrat janë shkarkuar nga pozitat që kanë mbajtur, njofton REL.

Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili ka garuar me Johnsonin për kryetar të Partisë Konservatore, çdo do t’i siguronte edhe postin e kryeministrit, ka thënë se i është ofruar një tjetër rol në qeverinë e re, mirëpo për të ka qenë i papranueshëm.

Një nga çështjet kyçe të kësaj qeverie konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, meqë Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti.

Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson thënë se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në, lidhur me Brexitin.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button