Lekaj thotë se AAK është e vendosur për zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  është e vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë Ramush Haradinaj me të marrë ftesë për intervistim nga Specialja.

Nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj i tha Ekonomia Online se zgjedhjet duhet që të mbahen në afat prej 45 ditësh, transmeton Klan Kosova.

“Ne e kemi bë të qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje për 45 ditë”

“…por është në kompetenca të presidenti që ta caktojë datën dhe ne nuk jemi që zgjasim ma tutje, por që vendi apo që qeveria po subjektet politike t’i kthen sovranit”.

Lekaj dorëheqjen e shefit të tij po e vlerëson si akt burrëror, duke shtuar se ai është ftuar padrejtësisht në Hagë, dhe do ta dëshmojë edhe një herë pafajësinë e tij, raporton EO.

“Mendoj që ka qenë një akt burrëro, një akt i burrështetasit të republikës së Kosovës, i një luftëtari të lirisë që ka punuar tërë jetën për vendin e vet dhe e ka bë të qartë se nuk asnjë ftesë që ta merr që e përulë zoti Haradinaj dhe shtetin e Kosovës”.

“Prandaj edhe sot gjendet padrejtësisht në Hagë dhe mendoj që zoti Haradinaj do ta dëshmojë pafajësinë e tij dhe do të jetë krenari e kombit shqiptar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button