Zyberaj: Dënojmë ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut

Jetlir Zyberaj, shefi i kabinetit të Ministrit për punë të jashtme në Qeverinë e Kosovës, ka reaguar pas ndalimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk

Ky është edhe reagimi i plotë në facebook i këshilltarit të MInistrit Behgjet Pacolli.

”Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb.
Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës.
Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera.
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button