Juventusi mposhti Interin

Dy futbollistë më të rëndësishëm të Juventus u bënë protagonistë në derbin e Italisë në format miqësor, De Ligt shënoi autogol ndërsa Ronaldo barazoi rezultatin para se Zonja e Vjetër të imponohej ndaj Interit me penallti në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Nanxhing, në Kinë.

Inter mori epërsinë përballë publikut kinez në zhvillimet e një goditjeje këndi që solli dhe devijimin e pafat të holandezit De Ligt në rrjetë.

Juventus provoi të reagojë por hasi në oponencën e fortë të zikaltërve që mbyllën thuajse çdo hapësirë. Fraksioni i dytë solli zëvendësime në të dy krahët mes të cilëve dhe portierët, transmeton TopChannel.

Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin me një goditje dënimi duke shfrytëzuar dhe fajin e Shkriniar, madje portugezi mund të kishte firmosur dopietën personale nëse portieri Padeli nuk do e neutralizonte disa herë. Shkoi gjithçka te goditjet e penalltive ku maratona e gabimeve përfshiu Ranokia, Longo, Rabio’ dhe e Bernardeski.

Por u desh ndërhyrja vendimtare e portierit Bufon në goditjen e Borha Valero dhe finalizimi i Demiral, për suksesin final të kampionëve të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button