Kush duhet të jetë në krye të PSP-së, sipas Mickoskit

Hristijan Mickovski, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së deklaroi se është i diskutueshëm resori  i kuadrove që ka në dispozicion Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe se prokurorët nuk mund të transferohen në prokurorinë e sapoformuar, por se duhet që të kthehen në prokuroritë prej nga edhe kanë ardhur.

Në një paraqitje publike, Mickovski thotë se është i diskutueshëm kuadri që ka në dispozicion PSP-ja aktuale.

“Po shohim se një pjesë e prokurorëve, duke  përfshirë edhe prokuroren e përgjithshme, janë  tërësisht të kontaminuar  me rastin “Reket”. Sipas ligjit , ata nuk duhet që të kthehen në prokurorinë apo në sektorin e sapoformuar. Ata do të duhet të kthehen në prokuroritë nga të cilat edhe kanë ardhur”, vlerëson Mickovski.

Për  propozimin e Vilma Ruskokës në krye të prokurorisë së re, Mickovski thotë se është e njëjta gjë sikur ata të propozojnë një person i cili ka reputacion dhe kredibilitet dhe i cili është përzgjedhur me vite si më i miri në profesionin e gjyqësorit, dhe ky është Vladimir Pançevski.

“Pse të mos mendohet rreth kësaj ideje? Përse të mos e zgjedhim atë”, thotë Mickovski.

Në pyetjen e gazetares nëse ky është propozimi i tyre, Mickovski me përgjigje pohuese. “Pse të mos jetë ai njeriu i cili do ta udhëheqë sektorin e ri apo prokurorinë e re?, thotë Mickovski në intervistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button