Lëvizja BESA: Kryetarët e komunave të BDI-së, të mos shkelin flijimin dhe jetën e dëshmorëve të vitit 2001

Lëvizja BESA, sot në konferencën për shtyp thotë se decentralizimi i pushtetit lokal është një nga mekanizmat kyçe për zhvillimin më të shpejtë të njësive të vetëqeverisjes lokale, njofton Portalb.mk.

Lëvizja BESA, ka apeluar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në vend se t’ia merr kompetencat Komunës së Strugës për sektorin e urbanizmit, të njëjtën ta obligojë që t’i kryejë obligimet e veta në pajtueshmëri me ligjin.

“Me aktin e dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit nga Komuna e Strugës, deri te Qeveria e  Republikës së Maqedonisë së Veriut, është bërë goditja më e madhe ndaj Marrëveshjes së Ohrit pas 18 viteve që nga nënshkrimi i saj, e cila një nga shtyllat kryesore ka pikërisht decentralizimin e plotë të pushtetit lokal”, thonë nga Lëvizja BESA.

Sipas tyre, kryetarët e komunave nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilët nuk kanë kapacitet politik të udhëheqin, në vend se t’i delegojnë kompetencat Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata duhet që të japin dorëheqje nga postet e tyre, dhe siç thonë, të mos shkelin mbi arritjen që është bërë me flijimin dhe jetën e shumë dëshmorëve në vitit 2001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button