Inspektorja e Shutkës e demantoi Smilevskin: Në deponi nuk duhet të hudhen as mbetje

Në deponinë e Shuto Orizares (Shutkës) nuk duhet të hudhen as mbetje, demantoi inspektorja komunale Aneta Mançevska kryetarin e Butelit, Velimir Smilevski, transmeton Portalb.mk.

“Jo nuk është e vërtetë se në të duhet të hudhen mbejtje. Ne jemi marrë vesh se atje nuk duhet të hudhen as mbejtje, as mbeturina. Ai vend duhet të pastrohet tërësisht, të mos ketë më mbeturina”, tha Mançevska.

Kjo deklaratë vjen pasi që Smilevski deklaroi se me kryetarin e Komunës së Shutkës, Kurto Dudush janë marrë vesh që në deponinë të hudhen vetëm mbetje. Ndaj kësaj ka reaguar edhe Iniciativa “O2”.

Dudushi edhe pas një javë nuk është në gjendje të japë përgjigje në pyetjen: “Se a është e vërtetë se kamioni që hudhte mbeturina në deponinë ilegale, e që thotë se ka leje nga Komuna e Shuto Orizares për ta bërë atë, është vërtetë me leje të Komunës?”.

Dialogu që e realizoi sot Portalb-i me Dudushin:

Dudushi: Unë ende jam operuar në fyt. Nuk mund të flas.
Portalbi: Kë mund ta kontaktoj përveç ju?
Dudushi: Askënd!

Megjithatë u kontaktua edhe numri i vetëm i lëshuar në ueb faqen e Komunës së Shutkës, por pa reagime nga atje.

Përndryshe, hapësira prej 170.000 metra katrorë, që gjendet 5 kilometra prej qytetit të Shkupit ka filluar të pastrohet, por paralelisht me këtë, për fat të keq vazhdon hedhja e mbeturinave në të. Tashmë e evidentuar si deponi ilegale e Shuto Orizares (Shutkës), hapësira e cila vazhdimisht digjet, rrethohet edhe me tokë të mbjellur me elb dhe duhan. Territori që nis me Kishën “Shën Atanasij” dhe varrezat e Vizbegut – pjesë kjo e pastruar, përfundon me gropën e deponisë. Në të shihen edhe të mitur duke grumbulluar shishe plastikeje, e ndërkaq vendi afër saj, Vizbegu është edhe i populluar. Deponia gjendet përballë rezervuarit të ujësjellësit, i cili sipas Institutit të Shëndetit Publik rrezikohet të kontaminohet. Ata kanë rekomanduar pastrim të deponisë dhe dezinfektim të vendit, e ndërkaq për personat që kanë menaxhuar me të – vaksinim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button