Dy xhudistet nga Shkupi shkëlqejnë në Poloni dhe Bullgari

Për vetëm dy ditë, Klubi i xhudistëve “Ippon” nga Shkupi, korr dy fitore të shkëlqyera në xhudo. Një në Poloni ku Blerina Seferi (-48kg) ka vazhduar me paraqitjet e saja të suksesshme edhe në turneun ndërkombëtar që u zhvillua të dielën në Wroclaw të Polonisë, duke arritur të stoliset me ari dhe tjetra në Sofje të Bullgarisë ku Arbëresha Rexhepi pas fitoreve spektakulare ndaj përfaqësuesve të Rumanisë dhe Bullgarisë stoliset me medalje të artë. 

“Edhe pse un jam ende pioniere, dëshira e trajnerit por edhe e imja ishte që të garoj në këtë aktivitet dhe të provoj vetin edhe si kadete. Kundërshtarët e mia ishin 2 vjet më të mëdha por në fund rezultojë se jam e gatshme të paraqitem edhe në këtë kategori. Jam e kënaqur me atë që tregova në këtë turne ndërkombëtar dhe tani sytë e mi janë të përqendruar në kampionatin e Hamburgut që zhvillohet më 9 nëntor. Në këtë garë duhet patjetër që të triumfoj pasi aty marr edhe vizën për tu paraqit në kampionatin e Gjermanisë”, deklaroi Blerina Seferi. 
Edhe Arbëresha Rexhepi tha se për fitoren  ishte e motivuar me qëllim që këtë triumf të rradhës  dëshironte t’ia dhuroj 100 vjetorit të Pavarësisë  së Shqipërisë. 
Të dy garueset, Arbëresha dhe Blerina nga Klubi i xhudistëve “Ippon” shpresojnë se medalje të arta do të sjellin edhe në të ardhmen me qëllim që ti tregojnë botës së shqiptarët kanë një shpirt luftarak dhe nuk mund ti mposhtë asnjë kundërshtar pavarësisht prej kujt shteti vijnë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button