Qeveria i dha Strugës dhe Ohrit vetëm 10 ditë afat

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në seancën e 146 informoi që një delegacioni i RMV-së do të marrë pjesë në mbledhjen e 43-të të Komitetit për trashëgimi të UNESKO-s që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev gjithashtu në seancë shprehu edhe vendosmërinë për të ruajtur statusin e rajonit të Ohrit Listën e UNESKO-s si trashëgimi botërorë.

Për këtë arsye, Qeveria vendosi në seancën e sotme që të tërheq Ligjin për menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit, si dhe i rekomandoi komunave të atij rajoni të hartojnë moratorium në lidhje me ndërtimet deri në sjelljen e Planit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Njëkohësisht, Qeveria rekomandoi që komunat e Ohrit dhe Strugës, në afat prej 10 ditë të përgatitin plan veprimi për zbatimin e rekomandime të UNESKO-s , dhe dy ditë pas miratimit të planit nga këshillat e komunës, të informojnë Ministrinë për transport dhe lidhje, Ministrinë e kulturës dhe Ministrinë për mjedisin jetësor dhe planifikimin hapësinor.

Këto ministri me vendimin e seancës së sotme, janë të detyruar që të koordinojnë aktivitet ndërinstitucionale për zbatimin e rekomandimeve të UNESKO-s dhe një herë në muaj të informojnë Qeverinë në lidhje me ecurinë e punës drejt zbatimit të rekomandimeve.

LEXO: Zhbogar: Nuk shoh rezultate pas rekomandimeve të UNESKO-s për Ohrin
LEXO: Ohri ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e RMV-së për t’i plotësuar kërkesat e UNESKO-s
LEXO: Ohri ka afat deri në shkurt që të përballet me ndërtimet e paligjshme, ose do të bëhet zonë e rrezikuar e UNESKO-s
LEXO: Kryetari i Ohrit Georgieski në sesionin e UNESKO-s në Baku shkoi me listë prej 1.076 ndërtimeve të paligjshme
LEXO: RMV, Qeveria i obligoi institucionet të veprojnë sipas rekomandimeve të UNESKO-s që Ohri mos të humbë statusin e mbrojtur
LEXO: Zhbogar: Do të ishte dëm i madh nëse Ohri e humb statusin në UNESKO
LEXO: Duraki: Jemi të vetëdijshëm për kritikat e UNESKO-s për Ohrin, nëse gjejmë ndërtime pa leje, do të reagojmë
LEXO: Rajoni i Ohrit nuk do ta humb statusin e trashëgimisë botërore në UNESKO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button