U miratua Raporti përfundimtar për Buxhetin e vitit 2018

Në seancën e 106 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), me 49 vota ‘për’ dhe 17 ‘kundër’, u miratua Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2018, transmeton Portalb.mk.

Shiret Elezi, zv.Ministria për financa sot informoi se politika fiskale në vitin 2018 u realizua në kuadër të vlerave të planifikuara të Buxhetit, respektivisht realizimi i të ardhurave ka qenë në pajtim me pritjet, ndërsa harxhimet janë bërë rregullisht dhe me kohë.

“Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit u realizuan 97,9 për qind, krahasuar me ato që u planifikuan, ndërsa harxhimet e përgjithshme u realizuan në nivel 96,7 për qind nga të planifikuarat”, tha Elezi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button