Ky është momenti kur biçiklisti nga Kosova u ballafaqua me ariun (FOTO + VIDEO)

“Momenti i takimit te rastësishëm me arushën dhe shmangja për disa centimetra e përplasjes me arinjtë e vegjël, arusha e madhe u bo shumë agresive”, kështu shkruan Arben Kuqi në Facebook, njëri nga protagonistët.

Ishte fati që Arben Kuqi dhe Blendi Sylaj që të ballafaqoheshin me një ari të madh me dy këlyshë. Gjithçka ishte çështje sekondash, transmeton Koha.net.

Kështu e përshkruan ngjarjen Arbeni:

“Sot unë dhe Blendi derisa po leshoheshim me bicikleta malore ne nje shteg te njohur ne Malet e Sharrit rastesisht u perballem me disa Arinje, per disa centimetra i shpetuam ndoshta nje sulmi fatal te nje Arushe me dy kelysh. Nje moment shume i veqant qe rrallkush mund ta perjetoj por njekohesisht edhe pak i frikshem. Shyqyr shpetuam shendosh e mire”, sqaron Arben Kuqi.

Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

“Fati ynë ka qenë që e kemi njohur shumë mirë terrenin. E kam prit ndër vite të më ndodhë diçka e tillë, mirëpo jo në këtë formë”, ka treguar Kuçi, teksa ka thënë që jo lehtë do të harrohet ky moment.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit të cilën e kishte të vendosur Kuqi, e të cilën video mund ta ndiqni më poshtë.

Image may contain: outdoor and nature

Ky është ilustrimi i momentit në të cilin kaloi Beni.Image may contain: outdoor and nature

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button