Praktika e sjelljes së ligjeve me procedurë të shkurtuar vazhdoi

Praktika e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar në Kuvend vazhdon me çka vihet në pikëpyetje cilësia dhe funksionaliteti i rregulloreve të reja, sepse nuk lihet kohë e mjaftueshme për të shqyrtuar zgjidhjet e propozuara ligjore përmes debatit, transmeton Meta.mk.

Këtë e tregon raporti më i ri i “Indeksit të përgjegjësisë, transparencës dhe produktivitetit të Kuvendit” për tremujorin e parë të këtij viti të përgatitur nga Asociacioni qytetar “Most” (Ura).

Sipas raportit, përqindja e ligjeve të miratuara me procedurë të rregullt në këtë periudhë është zvogëluar për 15 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme të monitorimit.

“Kuvendi nuk ia doli të ruajë raportin pozitiv të ligjeve të miratuara me procedurë të rregullt dhe ato me procedurë të shkurtuar në këtë tremujor. Nga gjithsej 33 ligje të miratuara në Kuvend, në tre muajt e parë të këtij viti, 10 ligje (30.3 përqind) janë miratuan me procedurë të rregullt, 12 ligje (36.4 përqind) me procedurë të shkurtuar, ndërsa 11 ligjet e mbetura (33.3 përqind) janë miratuar me procedurë të shkurtuar për harmonizim me ligjet e tjera ose për prolongim të zbatimit të disa dispozitave”, thuhet në raport.

Vlen të përmendet se nga gjithsej 33 ligje të miratuara, në tre muajt e parë të vitit, deputetët kanë miratuar 8 ligje (24.2 përqind të numrit të përgjithshëm) më 27 mars, që është data me numrin më të madh të ligjeve të miratuara gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi ka treguar se, në tre muajt e parë të vitit 2019, qeveria dhe deputetët kanë pasur pothuaj numër të njëjtë të ligjeve të propozuara. Qeveria ka propozuar 16 ligje të miratuara (48.5 përqind), ndërsa deputetët kanë propozuar 17 ligje (51.5 përqind).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button