Carovska: Kuadrit profesional të çerdheve do t’u rritet rroga për 21%

Kuadri profesional i çerdheve do të ketë rritje të pagave për 21%. Me qenë se duke fillua nga paga e korrikut ata kanë pasur 16 % rritje, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, njoftoi se rritja e pagave të tyre nuk do të përfundoj me aq, mirëpo nga shtatori të punësuarit profesional nëpër çerdhe do të kenë edhe një rritje tjetër prej  5%. Ajo më tej sqaroi se me rritjen e deritanishme, çdo i punësuar i kuadrit profesional të çerdheve do të ketë rreth 3000 denarë shtesë. Më tej Carovska u shpreh se rritja e pagave bëhet në pajtim me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe ajo do të përfshij 3.138 të punësuar, transmeton TV Shenja.

“Nëse një edukator me shkollim të lartë deri tani ka marrë pagë prej 20.546 denarëve tani të njëjtët me 15 vite përvojë do të marrin 25.511, ose thënë mesatarisht të gjithë do të fitojnë një rritje prej më shumë se 3000 denarëve, varësisht nga përvoja, ashtu rritet edhe shuma . Këtyre 16 % rritje që do ta marrin me pagën e korrikut, ata gjithashtu do të fitojnë rritje prej 5% në pagën e shtatorit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Caroska.

Në këtë grup të kuadrit përfshihen kujdestaret, edukatoret, punëtor profesional si pedagogë, psikologë, logopedë dhe defektologë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button