Po bëhet rehabilitimi ose rikonstruksioni i rrugës Tetovë-Kodër e Diellit?

Ndonëse deri tani në publik është thënë se rruga Tetovë-Kodër Dielli do të rehabilitohet, sot nga autoritet u tha se ka filluar asfaltimi dhe rikonstruksioni i saj. Derisa e para nënkupton se rruga e vjetër do të sanohet, rikonstruksioni nënkupton ndryshim rrënjësor që i bëhet diçkaje, transmeton Portalb.mk.

Disa herë në media ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, por edhe nga “Rrugët e Maqedonisë” kanë deklaruar se kjo rrugë po rehabilitohet. Sot të njëjtët thanë se po bëhet rikonstruksioni i saj. Deri tani, nga punimet të cilat i ka ndjekur redaksia e Portalb, është parë që në këtë rrugë po vendosen anësore dhe është prerë asfalti në disa pjesë për t’u zëvendësuar me të ri, ndërkaq sot ka filluar edhe asfaltimi mbi asfaltin e vjetër.

Asfaltimi i rrugës Tetovë - Kodra e Diellit, 23.07.2019
Asfaltimi i rrugës Tetovë – Kodra e Diellit, 23.07.2019

Po bëhet rehabilitimi ose rikonstruksioni i rrugës Tetovë-Kodër e Diellit?

Më poshtë i gjeni dy definimet e termeve “rehabilitim” dhe “rikonstruksion”:

RIKONSTRUKSION – Ndryshim rrënjësor që i bëhet diçkaje në mënyrën e ndërtimit, në organizimin dhe në pajisjet për ta përmirësuar

REHABILITIM – Rindërtimi, restaurimi dhe rehabilitimi (3R) që përbëhet nga përmirësime strukturore që zgjasin jetën e shërbimit të një rruge ekzistuese ose përmirësojnë kapacitetin e saj strukturor.

“Rehabilitim i rrugës do të thotë të hiqet asfalti i vjetër dhe të vendoset i ri, kurse rekonstruksioni do të thotë restaurim i plotë i të gjithë hapësirës. Rehabilitim do të ishte restaurim minimal që të mund të vazhdohet afati i përdorimit, apo të krijohen kushte që të përdoret e njëjta për një periudhë të shkurtë kohore”, tha Lisa Jusufi, inxhiniere e ndërtimit.

Nga përshkrimet e lartpërmendura, as nuk po bëhet saktësisht rikonstruksion e as rehabilitim i rrugës Tetovë-Kodër Dielli, është prerë asfalti në disa pjesë, dhe mbi asfaltin e vjetër po shtrohet asfalt i ri.

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit mbi asfaltin e vjetër

Asfaltimi i kësaj rruge ka filluar sot dhe për t’i ndjekur punimet ishte prezent ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski i cili tha se qeveria po përgatit projekt prej 70 milion eurosh edhe për rindërtim të rrugëve lokale.

“Jemi sot këtu në vizitë në Tetovë ku bëhet rikonstruksioni i rrugës Tetovë-Kodër Dielli, rrugë e rëndësishme të cilës do ja shohin benefitet edhe qytetarët e Tetovës por edhe njerëzit që vizitojnë Kodrën e Diellit. Rikonstruimi i kësaj rruge do të ndihmojë edhe zhvillimin e turizmit. Qeveria është partner strategjik i komunave, ne përgatisim projekt prej 70 milion eurosh nga Banka Botërore për rrugë lokale që do ju ndihmojë komunave dhe të cilat mjete do të mund t’i përdorin vitin e ardhshëm”, tha Goran Sugareski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Asfaltimi i rrugës Tetovë - Kodra e Diellit, 23.07.2019
Asfaltimi i rrugës Tetovë – Kodra e Diellit, 23.07.2019

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, edhe njëherë lajmëroi se qeveria ka siguruar mjetet për financim të rrugëve lokale, dhe se ai beson që do ndahen mjete edhe për ndërtimin e rrugëve lokale në Kodrën e Diellit.

“Ne si qeveri pasi të bëhet rikonstruimi i rrugës që lidh Tetovën me Kodrën e Diellit, me siguri që në bashkëpunim direkt me Komunën e Tetovës do fillojmë edhe realizimin në brendësi të rrugëve lokale në Kodrën e Diellit. Për momentin vetëm i kemi siguruar mjetet për financimin e rrugëve lokale që janë në kompetenca të komunave, që besoj se Komuna e Tetovës, meqë i ka përgatitur dokumentet, do të fitojë mjete”, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

 

Asfaltimi i rrugës Tetovë - Kodra e Diellit, 23.07.2019
Asfaltimi i rrugës Tetovë – Kodra e Diellit, 23.07.2019

Gjithashtu, nuk është e qartë se në çfarë gjatësie do të bëhet rikonstruksioni ose rehabilitimi. Derisa ministri Bekteshi ka lajmëruar që ndërtimet do të realizohen për 15 km gjatësi të rrugës, drejtori i Agjencisë për rrugë të Maqedonisë, Zotan Kitanov, tha sot se gjatësia e rrugës ku do kryhen ndërtimet është 18.2 km.

“Këtë rrugë vitin e kaluar e venduam menjëherë në projektim, për rehabilitim, sepse duam të zhvillohet turizmi, duam të vizitohen vendet tona turistike, por askush nuk pyet si deri atje. Kjo rrugë është një nga 12 rrugët e vendosura në projektin e Bankës Botërore që të ndërtohet. Edhe pse pritet deri në fund të vitit të përfundojë, unë ju garantoj se deri në shtator do të jetë gati. Gjatësia e kësaj rruge është 18.2 km dhe gjerësia 6 metra, kurse investimi është 2.3 milion euro”, tha Zotan Kitanov.

LEXO: Kodra e Diellit: Bekteshi thotë se do të rehabilitohet rruga regjionale, Komuna të rregullojë ato lokale
LEXO: Ministri Bekteshi nuk e inspektoi rrugën drejt Kodrës së Diellit, shkak agjenda e ngarkuar
LEXO: Reagon iniciativa“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”, të rehabilitohen 20 km të rrugës Tetovë-Kodër Dielli dhe jo vetëm 15 km

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button