Pas akuzave për përdhunim, u soll vendimi ndaj Cristiano Ronaldo-s (FOTO)

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi akuzat e një ish-modeleje, të quajtur Kathryn Mayorga, e cila shprehej se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, 9 vite më parë. Ajo pretendonte se futbollisti ka abuzuar seksualisht me të në vitin 2009, në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas 34-vjeçares, Ronaldo pasi kreu aktin e përdhunimit i tha se i vinte keq, pasi ai zakonisht është një djalë i mbarë. Po ashtu, ajo pretendonte se për të blerë heshtjen e saj, futbollisti pagoi 287,000 paundë, njofton Class.

Ronaldo reagoi ndaj këtyre akuzave duke mos pranuar asnjë prej tyre dhe duke u shprehur se njerëzit kërkojnë të bëhen të famshëm duke përdorur emrin e tij. Pak kohë më vonë, The Sun bëri të ditur se janë bërë publike dokumente që tregojnë se futbollisti e ka pranuar aktin në shtator të vitit 2009, por e ka ndryshuar deklaratën në dhjetor të po atij viti, duke u shprehur se marrëdhënia ishte kryer me dëshirë nga të dyja palët.

Ronaldo është shprehur se nuk ka bërë asgjë kundër dëshirës së modeles dhe ka shtuar se versioni i parë ka rënë në dorë të hacker-ave, të cilët e kanë ndryshuar deklaratën e tij për ta bërë të duket fajtor. Nga ana tjetër “Der Spiegel” siguronte që dokumenti nuk mund të ishte i falsifikuar.

Më në fund, pas kaq shumë muajsh, është marrë vendimi përfundimtar nga gjykata lidhur me këtë çështje. Duke qenë se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund të vërtetohen, ndaj tij nuk mund të merret asnjë veprim penal.

Vendimi kundër Ronaldos

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button