Lirohen benzinat për gjysmë denari

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në pajtim me Metodologjinë për formimin e çmimeve, zvogëlohen mesatarisht për 1.38 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për 0.50 denarë për një litër dhe arrin 84.50 denarë, çmimi i EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon, ndaj mbetet 83 denarë për një litër, ndërsa çmimet e EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (VEL-1) zvogëlohen për 0.50 denarë për një litër, ashtu që EURODIZEL (D-E V) arrin 71.50 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për amvisëri (VEL-1) arrin 60 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS zvogëlohet për 1.813 denarë për një kilogramë dhe tani arrin 43 denarë për një kilogramë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button