U kërkua drejtësi për të miturin e vrarë në Fushë Kosovë

Në Prishtinë është mbajtur një marsh protestues me moton, “Kundër racizmit”, njofton REL.

Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë për të vazhduar deri te Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me, siç u tha, mosveprimin e institucioneve përgjegjëse, policisë dhe prokurorisë, në lidhje me raportimet për abuzimin e të miturit, 11-vjeçar, i cili u gjet i vdekur më 11 korrik.

Gazmend Qyqalla, aktivist nga komunitetet joshumicë – rom e ashkali – tha se kjo ishte një “qasje raciste dhe vrasje institucionale”, pasi që askush nuk veproi që ta parandalonte vrasjen dhe ta ndihmonte viktimën.

Policia ka arrestuar tashmë personin e dyshuar për vrasje, por familja e viktimës po i akuzon organet e rendit për mosveprim.

Marshi në Prishtinë, pasoi protestën e mbajtur në Fushë Kosovë ku edhe jeton familja e të vrarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button