BDI ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend propozim-ligjin për “veting” të funksionarëve  

Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk e ka dorëzuar propozim-ligjin për “veting”, në Kuvendin e Maqedonisë së veriut. Këtë sot e konfirmoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

“Unë flas për materialet që i pranoj. Nëse e ka dërguar, unë them se e ka pranuar. Mund ta ketë në draft ligjin, mund ta ketë diskutuar ligjin, unë nuk kam material që të mund të them se është Ligji dhe çfarëdo qoftë. Nuk ka material të dorëzuar”, tha Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët.

Siç njoftoi Portalb.mk, propozim-ligji u është dhënë grupeve parlamentare për shqyrtim, të cilët duhet të vendosin për të njëjtin. Opozita shqiptare, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, tha se atyre nuk ua kanë dorëzuar, ndërkaq ajo maqedonase, apo VMRO-DPMNE, tha se nuk ka kuhte që të bëhet di[ka e tillë. Koalicioni i partnerit, apo LSDM, ende nuk ka vendosur dhe thonë se “do të njoftohet opinioni kur të vendosin për të njëjtin”.

Portalb.mk ka insistuar te BDI që ta japë propozim-ligjin që opinioni të njoftohet me përmbajtjen e të njëjtit, megjithatë nga BDI nuk e japin, me arsyetimin se ende është në draft version.

Ndonëse propozim-ligji nuk është publik, për përmbajtjen e të njëjtit dihet vetëm ajo ka treguar BDI-ja, gjegjësisht deputeti Artan Grubi.

“Parashihet kontroll i të gjithë funksionarëve aktual, të presidentit të shtetit, anëtarëve të Këshillit të Komunës, Bordit Udhëheqës në ndërmarrje, ministrave, deputetëve, për edhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve, dhe të gjithë kandidatëve të propozuar për funksione publike. Qeveria dhe Kuvendi kur të votojnë, paraprakisht të kenë kontrollim të personave. Deri më tani, institucioni i kontrollon pasi që të zgjedhen’, ka thënë Grubi.

VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button