I gjithë rrjeti u acarua me urimin që Meghan dhe Harry bënë për ditëlindjen e George-it, por pse?

Dje Princi George kishte ditëlindjen dhe urimet që vërshuan në fotot e publikuara nga familja mbretërore ishin të shumta. Sigurisht që as urimi i Meghan dhe Harry-t nuk mund të mungonte, por nuk ishte ai që njerëzit prisnin, njofton Class.

“Gëzuar ditëlindjen ??! Të urojmë të kalosh një ditë të veçantë të mbushur me dashuri”, -ky ishte urimi që erdhi nga çifti mbretëror, të cilët përdorën edhe disa emoji për ta bërë urimin më të ngrohtë. Por pyetja që po bëjnë të gjithë në komente është: Kujt? Kujt i urojnë gëzuar ditëlindjen?

Njerëzit shprehen se pavarësisht se Harry është xhaxhai i vogëlushit, ai duhet t’i ishte drejtuar me titullin princ, pra Princ George. “Bëhet fjalë për familjen mbretërore dhe ata duhet ta respektojnë këtë gjë”, -shprehet dikush në komente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button