Xhaferi tregoi se çfarë ndodh me Ligjin për Prokurori nëse s’janë siguruar 2/3 e votave

Nëse partitë nuk janë marrë vesh për Ligjin për Prokurori Publike, ose sjellim vendim që të mos miratohet ligji ose e ndërpremë seancën se nuk është arritur numri i mjaftueshëm i votave prej 2/3-ve, kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin joformal me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

“Nëse nuk janë marrë vesh, ose sjellim vendim që të mos miratohet ligji ose e ndërpremë seancën se nuk është arritur 2/3 e votave. Mua nuk më duhet garancë. Nëse më vjen propozimi në parlament, unë nuk do të udhëhiqem nga garancat, por nga procedurat”, tha Xhaferi.

Ligji për Prokurori Publike me të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) integrohet në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parasheh që hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të ndodhin më së voni deri më 15 shtator 2019, pasi 7 ditë para të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Në lidhje me këtë, Xhaferi ka deklaruar se nëse dorëzohet sot propozimi, Ligji mund të miratohet edhe deri në fund të gushtit.

“Jo deri më 15 shtator, edhe në fund të gushtit mund të miratohet nëse sot e marr propozim ligjin. Nëse sot e marr propozim ligjin, më 29-30 korrik thirret seancë në të cilën do të kalojë leximi i parë. Nga ajo, brenda 7 ditësh Ligji duhet të kalojë në lexim të dytë në Komision. Pas kësaj, gjatë periudhës prej 26-30 gusht do të thirr seancë për miratim”, tha Xhaferi derisa tregoi se si është përgjigjur ndaj pyetjes: “A është e mundur që deri më 15 shtator të miratohet Ligji për Prokurori Publike?”, të cilën ia kishte parashtruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Meri Birns në takimin e parë që u realizua sot në Kuvend.

Megjithatë, Xhaferi deklaroi se nëse nuk është arritur konsensus politik për sigurimin e 80 vota “për”, procedura mund të zgjat edhe me muaj. Ai hodhi poshtë mundësinë se nëse nuk ka konsensus paraprak për 2/3, seancë për Ligjin për Prokurori Publike nuk do të thirret.

Pasiqë jozyrtarisht thuhet se lënda e PTHP-së për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit –  “Reketi” mund të zgjerohet edhe me dy deputetë, e ndërkaq Kuvendi në pushim vjetor është zyrtarisht prej 1 deri më 31 gusht 2019, Xhaferi tha se, nëse kërkohet marrje e imunitetit të të njëjtëve, deputetët do të jenë të obliguar të vinë edhe pse janë në pushim.

“E para dhe bazike, Kuvendi është në konvokim të vazhdueshëm. Kudo që të jenë deputetë, dihet se duhet të jenë të përgatitur se në kohë të përshtatshme duhet të paraqiten. Unë nuk mund të parashikoj se cili deputet, kur dhe ku do të jetë në kohën e pushimeve sepse ajo është punë e tyre personale. Nëse kërkohet një gjë e tillë, unë do të komunikoj me grupet parlamentare, që të marrë informacione se cili deputet ku do të jetë, që në rast nevoje, do të dimë se në çfarë afati mund të kthehen deputetët”, tha Xhaferi.

I pyetur se pse deri më tash nuk janë miratuar ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, pasi që gjysma e mandatit ka kaluar, Xhaferi përsëriti se tri çështjet e fundit për të cilat është dashur të konsultohet me deputetët e shumicës dhe opozitës kanë mbetur pezull, për siç tha ai, angazhimeve tjera dhe miratimin e ligjeve prioritare.

Përndryshe, propozim-ligji për Prokurori Publike do të kalojë sot në seancë qeveritare, dhe e njëjta më pas do të dërgohet në Kuvend për miratim. Përpilimi i tekstit të këtij ligji pasoi me negociata 4-mujore opozitë – pushtet.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

“Bombat” që janë në gjykata do të procesuohen, të tjera do të shkatërrohen.

Ndryshe, në lëndën “Reket” të dyshuar se kanë reketuar biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoran Kiçeec. Jozyrtarisht thuhet se prokurori publik është shefja e PSP-së, Katica Janeva të cilës “për aktivitete të mëtutjeshme të lëndës”, i janë konfiskuar dy telefonat mobilëLEXO: Prokuroria e përgënjeshtroi Janevën: Telefoni nuk ka humbur, por ia ka dhënë dhuratë një personi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button