fbpx

Kryeprokurorja Katica Janeva iku nga pyetjet e gazetarëve për rastin “Reket”, ndihet e pafajshme

Kryeprokurorja Katica Janeva, sot u ka ikur pyetjeve gazetareske. Ajo vetëm e lexoi një koment në lidhje me rastin “Reket”, ku ajo dyshohet të jetë e përzier në aferë korruptive disa milionëshe, njofton Portalb.mk.

Ajo nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se si e ka humbur telefonin, pasi që Prokuroria doli me njoftim se telefoni nuk është humbur, por është gjetur te një person, të cilit i është dhënë dhuratë.

Ajo në deklaratën e saj, mohoi të jetë e përzier në këtë aferë dhe kërkoi që organet ta hetojnë rastin.

“Prej momentit të zgjedhjes sime për PSP, kam qenë e vetëdijshme se do të sulmohen biografia ime profesionale dhe jeta private. Ju kërkoj ndjesë që me vetëdije nuk dola në opinion me koment për rastin “Reket” pasi që nuk desha të lë përshtypje se përzihem në hetim. Për indikacionet me përgjegjësi them se në mënyrë të vetëdijshme dhe pavetëdijshme nuk e kam keqpërdorur detyrën që e kryej dhe i inkurajoj organet e hetimit ta vazhdojnë punën e tyre”, tha Janeva.

Ajo pranoi se njihet me të akuzuarin Jovanovski, por tha se kjo nuk nënkupton që dikush ta shfrytëzojë funksionin e saj.

“Është e saktë që shumë persona të jetës publike dhe politike njihemi me Bojan Jovanovskin. Nuk e kam fshehur se djali im punon në 1TV dhe se në bazë ditore komunikon me personin, i cili është dyshuar, por me atë nuk do të thotë se dikush ka marrë të drejtë ta shfrytëzojë detyrën time zyrtare për realizimin e privilegjeve dhe veprimet e paligjshme”, tha Janeva.

Ajo shtoi se emri i saj, përveç Bojanovskit, është keqpërdorur edhe në raste tjera nga persona tjerë.

Përndryshe, për dallim prej herëve tjera kur dilte para opinionit me dy koleget e saja, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, ose me tërë ekipin, Janeva këtë herë ka qenë vetë.

Janeva prej të martën e kaluar është në pushim mjekësor, pasi që të hënën dha dorëheqje nga funksioni. Prej atëherë nuk është paraqitur në opinion.

Emri i janevës përmendet në rastin e PTHP-së “Reket”. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se telefoni i dytë i Janevës, nuk është humbur në Beograd, ashtu siç kishte deklaruar djali i saj, por i është dhënë dhuratë një personi tjetër.

Janeva për momentin nuk është nën hetim, pasi që prokuroria nuk posedon dëshmi të mjaftueshme, mirëpo ditën që u arrestuan Boki 13 dhe Kiçeec, Prokurorja Vilma Ruskoska ka lëshuar urdhëresë për konfiskimin e celularit të saj. Raporti i ekspertizës së celularit të Prokurores Speciale, Katica Janeva, ka përfunduar dhe ka arritur tashmë në duart e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila po  heton rastin që tronditi shtetin “Reket”, kanë konfirmuar nga atje. Detale se çfarë është nxjerrë nga celulari i Janevës, tani për tani nuk kanë nxjerr nga Prokuroria Publike, duke mos arritur të konfirmojnë nëse ekziston komunikim ndërmjet Janevës dhe Boki 13.

Në lëndën “Reket” të dyshuar se kanë reketuar biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoran Kiçeec. Jozyrtarisht thuhet se prokurori publik është shefja e PSP-së, Katica Janeva të cilës “për aktivitete të mëtutjeshme të lëndës”, i janë konfiskuar dy telefonat mobilë.

LEXO: Prokuroria e përgënjeshtroi Janevën: Telefoni nuk ka humbur, por ia ka dhënë dhuratë një personi

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close