Shkëndija shkëlqen, tregon forcën ndaj Vardarit

Lojtarët e Shkëndisë fituan ndaj liderit të Ligës së parë të Maqedonisë, Vardarit me rezultat 2:1 në derbin e xhiros së nëntë.
Para fillimit të ndeshjes i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të mbajtur 1 minutë heshtje në nder të Ibrahim Sulejmanit, ndërsa ‘Ballistët nxorën transparent ku shkruhej “Deri kur kështu ???”

Fillimi i ndeshjes solli edhe rastet e para nga ana e të dyja skuadrave por jo edhe gola. Luhej minuta e 21 kur Muzafer Ejupi solli gëzim të madh tek mijëra tifozët e Shkëndisë. Pas një gjuajtje të Taipit prej afër 20 metër larg portës, portieri mysafir Zahov ariti që ta mbroj për shkurt dhe aty më së miri u gjend Muzafer Ejupi dhe shënoi për 1:0.

Më pas pjesën e parë e ka dominuar në tërësi Shkëndija por që nuk arriti të rrit diferencën, dhe 45 minutat e para përfunduan me fitoren minimale të Shkëndijës. 
Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë Vardari ariti që të barazoj me anë të penalltis. Golashënues ishte Ostoja Stjepanoviq në minutën e 48.

Por lojtarët e Shkëndisë nuk u dorëzuan dhe treguan karakter të fortë duke e marë iniciativën dhe duke kontrolluar lojën në mesin e fushës.

Ishte minuta e 58 kur një gjuajte të Shkëndijës, lojtari i Vardarit e devijoi duke intervenuar me dorë, mirpo gjyqtari nuk tregoi në pikën e bardhë. Megjithatë lojtarët e Shkëndijës nuk u dorëzuan dhe treguan karakter të fortë duke e marë iniciativën dhe duke kontrolluar lojën në mesin e fushës.

Në minutën e 71 një gjuajtje e Taipit nga ana e majtë e befasoi portierin e Vardarit të cilit i kaloi topi ndër krah. Gëzim i papërshkruar tek lojtarët e Shkëndisë dhe mijëra tifozët që ishin në shkallët e stadiumit në Tetovë.

Rast të mirë nga minutat e fundit të ndeshjes pati përsëri Muzafer Ejupi kur u gjend i vetëm para portës kundërshtare, mirpo portieri intervenoi për të ndaluar gjuajtjen. 
Pas kësaj Vardari kishte edhe dy gjysëm mundësi për të barazu nëpërmjet Petrovit dhe Kostovskit mirëpo nuk kishte sukses dhe me rezultat 2:1, Shkëndija ariti që të siguroj tre pikë shumë të vlefshme në garën për kreun e tabelës./tetova1/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button