Do të rikthehet i nxehti këtë javë në Ballkan

Rikthehet i nxehti përvëlues në vend. Duke filluar nga e marta temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë. Ndërsa pikun e saj do e ketë të mërkurën deri në 40 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve, i nxehti afrikan do të zgjasë deri në fundjavë.

E nëse jemi mësuar të themi gusht e gunë, këtë vit duhet ta harrojmë, pasi edhe muaji Gusht do të nisë me temperatura afrikane, transmeton Klan.

Vetëm ata që kanë planifikuar pushime në gjysmën e dytë të Gushtit, do të shijojnë temepraturat tipike të Gushtit deri 32-33 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button