Takimi Zaev-Lisjen: Do të vazhdon bashkëpunimi ekonomik përmes investimeve kineze

Zoran Zaev, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) u takua me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, Jin Lisjen, njofton Portalb.mk.

Ky takim miqësor vjen në momentet kur ambasadores Lisjen po i mbaron mandati. Këtu u theksua se RMV-ja dhe RP e Kinës kanë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe gjatë dy viteve të kaluara është vërejtur përparim në bashkëpunimin, posaçërisht në sferën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës..

Në takim u bisedua edhe për angazhimin e Qeverisë në krye me Zaevin, për realizimin e ndërtimit të dy autostradave, me përkrahje kineze, Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

“Jam i bindur se përmes procesit ’17+1′ vetëm do të përforcohet bashkëpunimi në planin ekonomik, i cili tashmë do të realizohet me hapjen për investime të reja kineze në vend, me çka rritet edhe këmbimi tregtar. Ky është rezultat i dialogut të vendosur në nivel të lartë politik mes RMV-së dhe Kinës”, tha Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button