Qesharake arsyeja pse një klub e refuzoi de Ligtin

Matthijs de Ligt, teksa fliste për zërat e shumtë të merkatos gjatë muajve të fundit, para se të vendoste përfundimisht për të luajtur në radhët e Juventusit, ka zbuluar për mediet holandeze një detaj mjaft interesant, që shkon në kufijtë e qesharakes.

Çdo ditë thuhej diçka e re. Papritur, doli edhe lajmi se një klub nuk më kishte blerë sepse babai im ishte i shëndoshë dhe unë do të kisha të njëjtën tendencë. Është qesharake!

I pyetur për refuzimin e ofertës së PSG-së, de Ligt dha këtë përgjigje:

“Paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme në zgjedhjen time, kush më njeh e di mirë që para nuk më shtyn nga njëra anë në tjetrën. Në fund të fundit, secili ka mendimin e tij dhe unë e respektoj, por disa gjëra janë thënë në mënyrë sipërfaqësore.”

Për ta mbyllur, qendërmbrojtësi holandez foli edhe për menaxherin e tij, italianin Mino Raiola, transmeton KlanKosova.

“Ka shumë eksperiencë, në Holandë flasin të gjithë mirë për të, ka imazh pozitiv. Gjithsesi, mua nuk interesojnë ato që thonë të tjerët, por ajo që është më e mira për mua.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button