Raporti i celularit të Janevës në duart e Ruskoskës

Katica Janeva për momentin nuk është nën hetim, pasi që prokuroria nuk posedon dëshmi të mjaftueshme, mirëpo ditën që u arrestuan Boki 13 dhe Kiçeec, Prokurorja Vilma Ruskoska ka lëshuar urdhëresë për konfiskimin e celularit të saj, transmeton AlsatM.

Raporti i ekspertizës së celularit të Prokurores Speciale, Katica Janeva, ka përfunduar dhe ka arritur tashmë në duart e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila po  heton rastin që tronditi shtetin “Reket”, kanë konfirmuar nga atje.

Detale se çfarë është nxjerrë nga celulari i Janevës, tani për tani nuk kanë nxjerr nga Prokuroria Publike, duke mos arritur të konfirmojnë nëse ekziston komunikim ndërmjet Janevës dhe Boki 13.

Përkujtojmë se Prokuroria mori vetëm njërin nga celularët, derisa celurarin e dytë Janeva deklaron se e ka të humbut. Ruskoska ka thënë se djali i Katicës, Lazar, ka deklaruar se celulari i dyti i saj i ka humbur diku në Beograd të Serbisë.

Nga momenti kur dha dorëheqje Jenva, nuk ka informacione se ku gjendet ajo, përveç që nga e marta ka hapur pushim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button