Edi Rama kërkoi edhe një mandat tjetër brenda në PS
Socialistët do të mbledhin nesër Asamblenë Kombëtare. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi se në fokus të kësaj asambleje do të jetë rezultati zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Organizmi i zgjedhjeve në parti që do të diskutojë asambleja socialiste është një pikë interesante. E zhvillohet në një kohë kur ka mbaruar mandati si kryetar i Edi Ramës.
Pritet me interes se kush do të jetë përballë Edi Ramës në garën për kreun e PS.
Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet nesër ora 16:00 janë:
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.