Aksident në autostradën për në Shqipëri

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 15:05 është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56-të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kryer procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, deklarojnë nga policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button