Për deponinë e Shutkës reagoi Iniciativa “O2”: Të definohet statusi dhe të mos hudhen mbetje

Pas publikimit të shkrimit në Portalb.mk për deponinë ilegale në Shuto Orizare, ka reaguar iniciativa ekologjike “O2”. Nga atje kanë shtruar nevojën e definimit të statusit të deponisë së Shutkës, ndërkaq kanë kundërshtuar qëndrimin e shprehur nga kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

“Si do të zgjidhet problemi, kur nuk kanë ide as për statusin e deponisë? Sipas cilit plan këtu duhet të hudhet mbetje”, thanë nga O2.

Sipas “O2”-së, shembulli i Shutkës është rezultat i sistemit jofunksional.

“Për çdo ditë jemi dëshmitarë se sistemi është jofunksional të ballafaqohet me deponitë e egra. Tymohet në Shutkë nga deponia e egër, tymohet në nën Kala, institucionet nuk reagojnë sepse ata që e kanë shkelur ligjin kanë qenë “agresiv”, ne të qetit do të durojmë, do të marrim frymë dhe do të dëgjojmë përralla nga Bashkimi Evropian. Ne në thelb edhe asnjëherë nuk na është dukur e rëndësishme të jemi Evropë, por të që kemi qasje në fondet evropiane. Si të sqarohet më ndryshe fakti, se tashmë ekzistuesi Plani rajonal për menaxhim me mbeturina për rajonin e Shkupit, nëntor 2016, i financuar nga BE-ja, asgjë bazike nuk rregulluar. Përkundrazi, ajo çfarë ndodh në terren, situata përkeqësohet, në vend të sanimit dhe rikultivim të deponive të egra ekzistuese me metoda, tashmë të verifikuara në bazë të analizave, te ne të njëjtat vetëm mbushen me çfarëdo lloj mbeturina dhe krijohen të reja. Nuk është e qartë se pse nuk zbatohet, çfarë pritet?”, thonë më tej në reagimin e tyre nga “O2”.

Se deponia apo ish stacioni i ngarkim – shkarkimit ka qenë ilegal, ka deklaruar për Portalb.mk edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Abdulsamet Shabani. Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush edhe pas katër ditësh nuk është i qasshëm për të komentuar situatën, e ndërkaq Smilevski ka deklaruar se janë marrë vesh në atë vend të hudhet vetëm mbetje. Deklarata e Smilevskit vjen pasi që Portalb-i e informoi se edhe më 17 qershor takoi një kamion aty duke hudhur mbeturina.

Përndryshe, hapësira prej 170.000 metra katrorë, që gjendet 5 kilometra prej qytetit të Shkupit ka filluar të pastrohet, por paralelisht me këtë, për fat të keq vazhdon hedhja e mbeturinave në të. Tashmë e evidentuar si deponi ilegale e Shuto Orizares (Shutkës), hapësira e cila vazhdimisht digjet, rrethohet edhe me tokë të mbjellur me elb dhe duhan. Territori që nis me Kishën “Shën Atanasij” dhe varrezat e Vizbegut – pjesë kjo e pastruar, përfundon me gropën e deponisë. Në të shihen edhe të mitur duke grumbulluar shishe plastikeje, e ndërkaq vendi afër saj, Vizbegu është edhe i populluar. Deponia gjendet përballë rezervuarit të ujësjellësit, i cili sipas Institutit të Shëndetit Publik rrezikohet të kontaminohet. Ata kanë rekomanduar pastrim të deponisë dhe dezinfektim të vendit, e ndërkaq për personat që kanë menaxhuar me të – vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button