Prezantohet Maserati GranCabrio MC

Prodhuesi i automobilave “Maserati” në sallonin e automobilave në Paris e prezantoi MC versionin e ri të modelit Crancabrio, me çka ky iu bashkua versioneve të dertanishme, Crancabrio-s standard dhe Crancabrio Sport.

Grancabrio MC është versioni i shtatë për rrugë i GranTurismo-s bazë, i cili në coupe versionin është në dispozicion në disa versione, në standarden, S, Sport dhe MC Stradale. Modeli i ri do të përcjellë filozofinë e coupe-s me emrin e njëjtë.

Ka dizajnin pak më agresiv, zbukurimet shtesë të dedikuara për praktikë dhe për estetikë, sikur edhe mundësinë e gjerë e personalizimit të automobilit. Këtu në radhë të parë mendojmë në ngjyrat, aero pakon e të ngjashme. Do ta vë në lëvizje motori i njëjtë 4.7 V8 me fuqi po ashtu të njëjtë sikur në versionin Grancabrio Sport prej 460 KF (338 kW) dhe 520 Nm, por performancat e MC versionit do të duhet të jenë më të mira falë përmirësimeve aerodinamike të automobilit dhe masës pak më të vogël rreth 1.800 kg (që është për afërsisht 100 kilogramë më pak).

Për dallim nga MC Stradale, Grancabrio MC është i pajisur me ndërruesin manual ZF me gjashtë shpejtësi. Po ashtu do ta ketë edhe ulësen e pasme, derisa Stradale është kryesisht veturë me vetëm ulëset e parme. Çmimi i këtij modeli ende nuk është bëri i njohur, por sipas të gjitha gjasave do të jetë pak më i lartë se i versionit Crancabrio Sport./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button