Këto janë datat deri kur duhet të dorëzohen analizat për Kodrën e Diellit

Analiza “due diligence” dhe studimi i fizibilitetit për Kodrën e Diellit nuk i janë dorëzuar ende kompanisë “ELEM TURS”. E para pritet të dorëzohet më së fundi më 20 shtator, ndërkaq studimi i fizibilitetit më 20 tetor, transmeton Portalb.mk.

“Sipas marrëveshjes “… ofruesi i shërbimit është i detyruar të kryejë shërbimet që janë subjekt i marrëveshjes brenda 60 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të marrëveshjes”. Në përputhje me Marrëveshjen midis “ELEM TURS” dhe “PWC” për përgatitjen e analizës “due diligence”, data e pritshme për dorëzim është në mes të shtatorit 2019 (më së voni deri më 20 shtator 2019). Kurse data e pritshme për dorëzimin e Studimit të Fizibilitetit është në mes të tetorit 2019 (më së voni deri më 20 tetor 2019)”, njoftojnë nga Qeveria për Portalb.

Nga Qeveria njoftojnë se:

  • Analiza “due diligence” përfshin një analizë të thellë të gjendjes financiare, ligjore dhe tatimore të filiales “Kodra e Diellit” – Tetovë për tre vitet e mëparshme (2016 – 2018) dhe hoteleve “Sllavia” dhe “Kodra e Diellit”.
  • Studimi i fizibilitetit është një studim fizibiliteti i koncesionit dhe partneritetit publik privat të filiales “Kodra e Diellit”-Tetovë.

Të dy analizat fillimisht duhet t’i dorëzohen kompanisë “ELEM TURS” e cila obligohet t’ia dorëzojë më pas bordit drejtues të Sh.A “ESM”, e cila në fund duhet ta bart deri te Qeveria.

“Pas përgatitjes së analizës due diligence dhe studimit të fizibilitetit brenda afateve ligjore, të lartpërmendura, “PWC” është i detyruar t’i dorëzojë ato në “ELEM TURS” si kontraktues shërbimi. Pastaj, “ELEM TURS” është i detyruar të dorëzojë Analizën dhe Studimin e përgatitur në Bordin Drejtues të Sh.A “ESM”, ku ato duhet t’i përcillen “Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut” për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga Qeveria.

Më 7 qershor të këtij viti “ELEM TURS” njoftoi se është përzgjedhur për të bërë këto analiza kompania “PWC”.

LEXO: Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS pas shumë premtimesh, më në fund e ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit
LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit s’u ndërtua për 5 vite, ELEM: Do të jetë gati në sezonin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button