Numër i lartë divorcesh, Danimarka po merr masa drastike për t’i parandaluar

Danimarka, njeri prej vendeve me shkallën me të lartë të divorceve në Europë, ka vendosur të marra masa drastike për zbutjen e këtij fenomeni, duke u siguruar që kur ai të ndodhë, pasojat të jenë sa më pak të dhimbshme për të gjithë të interesuarit. Deri vonë, danezët mund të divorcoheshin duke plotësuar një formular të thjeshtë në internet, transmeton Top Channel.

Por, tani, me paketën e re legjislative që hyri në fuqi në prill, çifteve që vendosin të ndahen, do t’iu duhet të presin tre muaj dhe t’i nënshtrohen këshillimit përpara se martesa e tyre të marrë fund. Iniciativa  që në ndonjë vend tjetër mund të shihej si ndërhyrje e padëshiruar shtetërore në jetën private të qytetarëve, është përshëndetur gjerësisht nga publiku dhe politikanët në Danimarkë; vetëm partia e vogël Aleanca Liberale e kritikoi atë si të tepruar.

Danimarka është lavdëruar me kohë  për mbrojtjen që i bën të drejtave të familjes, duke ofruar leje lindjeje një vjeçare dhe kujdes ditor publik për fëmijët, por n 2018 regjistroi 15,000 divorce, një shifër kjo gati sa gjysma e martesave të atij viti. E gjithë kjo ka të beje me zvogëlimin e kostove njerëzore dhe financiare të shkurorëzimit, thotë profesori  Gert Martin Hald, i cili ndihmoi në hartimin e kursit të këshillimit qe tani është i detyrueshëm për të gjithë çiftet me fëmijë nën moshën 18 vjeç përpara se divorci i tyre të mund të finalizohet.

Ndërkohë, një sondazh i gazetës Politiken zbuloi se 68 nga 98 autoritetet vendore të Danimarkës u ofronin terapi marrëdhënieje çifteve në vështirësi, me arsyetimin se mbajtja e familjeve së bashku kursen paratë e komunave për strehimin dhe shërbimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button