Haradinaj: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi themelet e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik të vitit 2010, konfirmoi themelet e Pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetit të shtetit.

Haradinaj përmes facebook ka kujtuar se pikërisht në këtë nëntëvjetor të vendimit të GJND-së, ndonëse është ftuar sërish për në Hagë, Kosova shfaqet më e fortë se kurrë si shtet i pavarur dhe demorkatik, njofton Klan Kosova.

”Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.
Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.
Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button