Statusi, dy skenarët e Brukselit për Shqipërinë

Të mërkurën Komisioni Europian do të publikojë Strategjinë e Zgjerimit për vitin 2012-2013, së bashku me Progres Raportet për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate.

Konkluzionet e Progres Raportit janë tejet të rëndësishme për Shqipërinë për shkak të refuzimit të dhënies së statusit të vendit kandidat që i bëhet për dy vjet rresht nga ana e KE-së. Pikërisht për këto arsye, Organizata “Lëvizja Europiane”, (EMA) ka analizuar mundësitë dhe skenarët e mundshëm për marrjen e Statusit të vendit kandidat, si dhe atë çfarë pritet më tej, në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

[B]Dy variantet[/B]

Mbi bazën e zhvillimeve që nga viti i kaluar, në Progres Raportin e tetorit 2012, Komisioni dotë bëjë një vlerësim tërësor të ecurisë së Shqipërisë drejt BEsë, veçanërisht drejt përmbushjes së 12 prioriteteve. Dhe për këtë, EMA- thekson në analizën e saj se dy janë opsionet e Komisionit për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Rekomandim pa rezervë, ose rekomandim i kushtëzuar, duke listuar një ose disa kushte të papërmbushura të cilat duhet të përmbushen para marrjes së vendimit nga Vendet Anëtare të BE. Thënë ndryshe, status me afat kohor (status with timeline) ”- deklaron EMA në raport- analizën e saj.

Në argumentimin e një vendimi të mundshëm të KE-së të mërkurën, vlerësohet se “Duke parë ecurinë me ngërçe të Shqipërisë në drejtim të kryerjes së reformave të duhura për zbatimin e 12 prioriteteve, duket se Komisioni nuk është në pozitë të favorshme të propozojë pa rezerva statusin kandidat. Komisioni bën kujdes të veçantë që të marrë parasysh dhe shqetësimet e opinionin e vendeve anëtare në vlerësimin ndaj një vendi, në mënyrë që rekomandimi i tij të mos rrëzohet apo kundërshtohet prerë në Këshill, i cili është organi që vendos dhënien ose jo të statusit”. Ndërsa skenari më realist për Shqipërinë këtë tetor, do të ishte rekomandimi i kushtëzuar (status with timeline).

[B]Presidenti [/B]

Sipas këtij skenari, Lëvizja Europiane, “Pas rekomandimit të Komisionit, Këshilli në dhjetor do të kërkonte më shumë kohë për të vlerësuar nëse Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në drejtim të: zbatimit të reformës zgjedhore (duke patur parasysh eksperiencën e zgjedhjeve parla-mentare të 2009 dhe ato lokale të 2011); vijimit të dialogut politik, i vënë në dyshim veçanërisht gjatë zgjedhjes së Presidentit, ku nuk u arrit të shmangej njëanshmëria; reformës parlamentare si pjesë e Marrëveshjes së Nëntorit; reformën në sistemin e drejtësisë; luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (në mungesë të shembujve konkrete të dënimit të zyrtarëve të nivelit të lartë).

Ky afat kohor duket se mund të shkojë përgjatë vitit 2013, kur Këshilli të vendosë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat mbasi problematikat e mësipërme të jenë zgjidhur. Ky kushtëzim i statusit mund të ndihmojë që reformat të vazhdojnë dhe në muajt e parë të 2013, pa drejtuar gjithë energjitë e politikës dhe administratës qendrorë apo vendore, në fushatë elektorale që të nesërmen e publikimit të raportit të KE-së” –theksohet në raport. Rëndësi të veçantë do të ketë përgatitja, organizimi dhe përfundimi me sukses i procesit zgjedhor jo vetëm për shkak të parregullsive të vërejtura vitet e mëparshme por edhe sepse prek drejtpërdrejtë një sërë prioritesh të tjera si: dialogu politik, funksionimi dhe pavarësia e sistemit gjyqësor, profesionalizmi i administratës publike, etj.

Lëvizja Europiane në përfundim të analizës së saj thekson se “Suksesi në realizimin e zgjedhjeve së bashku me ecjen përpara të reformave që ndihmojnë funksionimin dhe rruajtjen e pavarësisë së institucioneve, do të ishte konfirmim i pjekurisë politike dhe institucionale të arritur nga Shqipëria dhe arritje e merituar e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE” – thuhet në raportin e Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA).

Lajme të ngjashme

Back to top button