Kosovë, beteja 14-vjeçare për trashëgiminë e pronës

Ka 14 vjet që Afërdita Statovci nga fshati Sllatinë e Komunës së Fushë Kosovës, kërkon drejtësi për kthimin në shtëpinë e saj, njofton REL.

Në moshën 10-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj, në vitin 1988, Afërdita thotë se familjarët e babait e dëbuan nga shtëpia ku jetonte bashkë me nënën, me arsyetimin se ato nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në trashëgimi. Pa shtëpi dhe pa pronë, ajo bashkë me nënën e saj, është detyruar që të jetojë në kushte të vështira, me qira, duke ndërruar edhe vendbanimet.

Në vitin 2006, Afërdita kishte vendosur të fillonte procedurën trashëgimore përmes sistemit gjyqësor, me qëllim të njohjes së të drejtës ligjore, si trashëgimtare e pronës pas vdekjes së babait, por thotë se ende nuk ka gjetur drejtësi.

“Në vitin 2006 kam bërë padi për trashëgimi dhe në vitin 2009, kam marrë vendimin e formës së prerë, ku evidentohet prona në emrin tim, e kam bartur pronën në emrin tim në kadastër të Komunës së Fushë Kosovës. Pas një kohe, kryetari i Gjykatës Komunale, në atë kohë, e ka hequr vulën e plotfuqishmërisë me arsyetimin se pala e kundërt (tjetër) ka bërë ankesë. Pala e kundërt më vonë prapë ka bërë ankesë dhe Gjykata dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim. Tash është hera e katërt që kthehet lënda në rigjykim, por kur dihen trashëgimtarët e vetëm ligjor dhe prapë kjo të zgjasë 14 vjet, për mua është vdekje”, tha Afërdita.

E drejta e trashëgimit është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës në bazë të së cilës roli i grave dhe i burrave në shoqëri konsiderohet i barabartë. Në Kosovë, sipas të dhënave të vitit 2018, vetëm 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button