Fustani ikonik i Jennifer Lopez-it shërbeu si frymëzim për krijimin e atleteve që do t`ju fiksojnë

Kanë kaluar 20 vite që kur Jennifer Lopez veshi fustanin ikonik në Grammys që vazhdon të komentohet edhe sot. Fustani që theu rrjetin u dizenjua nga Versace dhe ka shërbyer si frymëzim për shumë njerëz përgjatë dy dekadash dhe së fundmi edhe për të krijuar një palë atlete, njofton Revista Class.

Versace ka bashkëpunuar me Concepts për të krijuar një palë atlete të frymëzuara nga fustani i famshëm me print xhungle me rastin e 20-vjetorit të krijimit të tij, si dhe pak para ditëlindjes së 50-të të Jennifer Lopez-it.

Atletet jeshile me dizjan gjethesh kanë një pjesë nude që të sjell ndërmend dekoltenë e theksuar të fustanit. Atletet kushtojnë 1,075 dollarë dhe mund t`i gjeni duke klikuar këtu. Duke qenë se janë frymëzuar nga ky fustan nuk do të çuditeshim që edhe atletet të kishin të njëjtin sukses. Ata që e adhurojnë stilin e J.Lo-së, e dimë që do të fiksohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button