Rasti “Reketi”, Zoran Kiçeecit i është konfiskuar motoskafi

Nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit kanë njoftuar se, të dyshuarit të dytë në rastin “Reketi”, dje i është konfiskuar motoskafi.

I dyshuari i dytë në këtë rast është Zoran Milevski apo i njohur me nofkën Zoran Kiçeec, e ndërkaq i dyshuari i parë është Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13.

Përndryshe, në lëndën për “Reket” Boki 13 dhe Zoran Kiçeec dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shefja e PSP-së, Katica Janeva.

Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe për momentin gjendet në pushim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button