Skandali me komedianët rusë, Zaevi ka ndryshuar numra telefonikë dhe ka larguar këshilltarë

Pas skandalit me komedianët rusë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ndryshuar numra të telefonit dhe ka shkarkuar nëpunës – këshilltar dhe bashkëpunëtor, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria kanë njoftuar se “janë duke punuar në fuqizimin e efikasiteti dhe sigurisë për realizimin të agjendës së transparencës, e përpiluar nga mbledhje, ngjarje dhe komunikime”.

“Në rrjedhë është avancimi i protokollit dhe rregulloreve për caktim të mbledhjeve dhe për realizim të bisedave me Kabinetin, me qëllim që të sigurohet nivel i lartë i verifikimit dhe mbrojtjes së komunikimeve të presidentit të Qeverisë. Si pjesë e masave për sigurim dhe kujdes në komunikimet telefonike dhe digjitale, në kuadër të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar disa pajisje teknike, përfshirë edhe telefona mobil dhe numra të telefonave mobil të kryeministrit, dhe të një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij”, thanë nga Qeveria.

Më tej në kumtesë thuhet se kryeministri Zaev ka realizuar edhe analizë të profesionalitetit dhe efikasitetit të angazhimit të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të së cilët një pjesë e personave të angazhuar edhe do të largohen.

“Kabineti i kryeministri përgatit Plan për aksion përfundimtar kundër shpërndarjes së dezinformatave, versioni i parë i së cilës do të publikohet së shpejti në publik, dhe më pas e konsultuar me palët e përfshira dhe me partnerët strategjik të shtetit. Kryeministri Zaev dhe Kabineti janë të përkushtuar për avancim të punës në mënyrë të hapur dhe transparente, në pajtim me nevojave të sigurisë së teknologjive të reja dhe me protokollet të cilat dalin nga mënyrat bashkëkohore të menaxhimit”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë.

Zaevi dhe Vovan e Leksus
Zaevi dhe Vovan e Leksus

Përndryshe, Zoran Zaev tre herë ka biseduar në telefon me komikët rus, duke menduar se janë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Komikët rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus në një video të publikuar në Jutjub, e gjatë pothuajse 1 orë, ata kanë mbledhur tri biseda me Zaevin, të realizuara në gusht të 2018-s, janar të 2019-s dhe prill të 2019-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button