Kompani nga tenderi për të cilën ka hetim në Shqipëri, në garë për privatizim të sterilizimit në Maqedoni?

Ende nuk dihet se kush do të marrë tenderin për Partneritet publik-privat për sterilizim sepse, për shkak të kompleksitetit të procedurës, vlerësimi nuk ka përfunduar, pohojnë për NOVA nga Ministria e shëndetësisë. Sipas këtij tenderi me sterilizimin duhet të menaxhojë partner privat gjë që ka shkaktuar një stuhi reagimesh të ekspertëve dhe Shoqatës për dezinfektim dhe sterilizim, të cilët thonë se nuk janë konsultuar dhe se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë, ndërsa për tenderin konsiderojnë se është i mjegullt, përcjell Portalb.mk.

“Ministria e shëndetësisë është duke realizuar procedurë të dhënies së kontratës për të themeluar “Partneritet publik-privat për menaxhim të integruar me zgjidhje inovative për veprime kirurgjikale dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore”, me një procedurë të hapur, në përputhje me nenin 15 të Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 6/12, 144/14, 33/15, 104/15 dhe 215/15) dhe nenin 21 të Ligjit mbi prokurimin Publik ( “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nr. 136 / 07, 130/08, 97/10, 53/11, 185/11, 15/13, 148/13, 28/14, 43/14, 130/14, 180/14, 78/15, 192/15, 27/16, 120/16, 165/17 dhe 83/18), dhe në këtë moment mund t’ju informojmë se vlerësimi s’ka përfunduar duke marrë parasysh kompleksitetin e çështjes”, thonë për NOVA nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata nuk i zbulojnë kompanitë që janë paraqitur në atë tender për shkak se, siç thonë, “gjatë vlerësimit të ofertave Ministria e shëndetësisë ka detyrim të mbajë të fshehtë përmbajtjen e tenderëve dhe çdo informacion tjetër të paraqitur nga kandidatët ose ofertuesit në përputhje me ligjet e mësipërme.”

Megjithatë, NOVA jo zyrtarisht, nga burimet e saj të informuara në këtë problematikë, mëson se së shpejti do të dihet se kush do të fitojë tenderin sepse së shpejti do të merret vendimi.

Jozyrtarisht, janë dy kompani nga Shqipëria dhe Italia, “Evita shpk” dhe “Sterimed”, në garën për të marrë në duart e tyre Sterilizimin në vend, që sipas mendimit të Ministrisë përkatëse duhet të stacionohet në katër lokacione: Qendra klinike “Nënë Tereza” – Shkup, një lokacion rezervë në Shkup që do përcaktohet më vonë, si dhe në Spitalet e përgjithshme në Kavadarci dhe në Ohër.

Burime, nga firmat maqedonase të cilat janë përfaqësues të brendeve në vend, për NOVA thonë që s’kanë pasur mundësi të marrin pjesë në këtë tender për shkak të kritereve të larta në dokumentacionin e tenderit siç është garancia e lartë bankare, qarkullim prej 30 milionë euro në këtë veprimtari për 3 vitet e fundit, (për nënkontraktues prej 20 milionë euro) dhe ngjashëm.

“Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha firmat të cilat merren me sterizilim në Maqedoni. Çka do të ndodh kur të mbarojë marrëveshja për partneritet privat publik pas 15 vitesh. Cila firmë do të mbetet deri atëherë, të gjitha do të largohen nga shteti”, thonë nga firmat të cilat s’kanë pasur mundësi të marrin pjesë në tender.

Këto firma tani e mbulojnë sterilizimin që përfshin instrumente për intervenime, material për furnizim për sterilizim, dezinfektues, mjete për higjienë, uniforma dhe të ashtuquajturat e brendshme të gjelbra, komplete për një përdorim, servis dhe ngjashëm që është segment shumë i rëndësishëm në të gjitha fushat në shëndetësi ku përdoren lloje të ndryshme të instrumenteve mjekësore.

Përndryshe, më nëntor të vitit të kaluar është nënshkruar kontratë ndërmjet Ministrisë së shëndetësisë, të përfaqësuar nga ministri Venko Filipçe dhe EPI Qendra Internacionall SHPKPV, Shoqëri për shërbime, tregti për përpunim të Fizibiliti studim për “Menaxhim i integruar dhe zgjidhje inovative për intervenime kirurgjike dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore” në shumë prej 499 000 denarë. Kemi mësuar që ky Fizibiliti studim ka përfunduar, por deri tash askush nuk e ka parë.

Kompanitë pyesin përse ky studim nuk është në dispozicion për publikun, përkatësisht përse Ministria e shëndetësisë e mbanë në fshehtësi.

Për ekspertët, e kësaj problematike, simptomatike është edhe çështja përse disa muaj para këtij “projekti strategjik për sterilizim” më shumë klinika kanë shpallur tendera me shumë milionëshe për pajisje dhe instrumente. Përse bëhen shpenzime aq të mëdha kur është paraparë tender i madh sipas të cilit partneri privat duhet të investojnë në pajisje dhe instrumente. Si ilustrim, në shtator të vitit të kaluar ka pasur tender për blerje të instrumenteve në Klinikën e gjinekologjisë në vlerë prej 2.600.000 denarë, në dhjetor për instrumente kirurgjike në shumë prej 6.000.000 denarë, në Klinikën për sëmundje të syrit – 3.000.000 denarë, ndërsa në mars të këtij viti ka pasur prokurim në Ministrinë e shëndetësisë për kirurgji laparaskopike në vlerë prej 34.229.676.00 denarë, si dhe tender në Klinikën për kirurgji plastike.

Cilat janë firmat që marrin pjesë në tenderin për sterilizim

Burime,të cilat kanë njohuri për problematikën, për NOVA thonë që tenderi për Partneritet publik-privat për Sterilizim (Partneritet privat publik për menaxhim të integruar me zgjidhje inovative për intervenime kirurgjike dhe mbrojtje shëndetësore nga infeksionet spitalore) është kopje e tenderit në Shqipëri nga viti 2015 me vlerë prej 91 milionë euro, i cili jo vetëm që rezultoi i pasuksesshëm por për të zhvillohet hetim i madh në vendin fqinj.

Nga informatat në mediat shqiptare dhe italiane mund të shihet që shkaku për dështimin e këtij projekti në Shqipëri dhe hetimi që është hapur për rastin, janë çmimet jashtëzakonisht të larta të shërbimeve, ndarja plotësuese e pakove për sterilizim me çka shumëfish janë rritur çmimet dhe shumë gjëra tjera të mjegullta që kanë dalë në shesh më vonë.

Agjencia italiane Nova, shkruan që Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimi për së paku tre tenderë të Ministrisë për shëndetësi, vlera totale e të cilëve është rreth 290 milionë euro të cilat i paguan Arka e shtetit. Bëhet fjalë për tenderë për hidroelektrana, hemodializë dhe sterilizim të pajisjes kirurgjike. Në tekst thuhet që hetimi, të cilin e ka zbatuar Njësia (e Shqipërisë) për antikorrupsion për krime të rënda, ka filluar pas një sërë artikujsh të publikuara në shtypin shqiptar dhe akuza nga partia opozitare të qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Lulzim Basha, sipas cilës “favorizim në dobi të fituesve të tenderëve”. Sipas informatave zyrtare nga prokuroria shqiptare, hetimi duhet të zgjerohet në nivelet më të larta të Ministrisë.

Një nga tenderët që është lëndë që hetohet nga zyra e prokurorit të Shqipërisë ka të bëjë me shërbimin për kemodializë, të cilin e fitoi konzorciumi i formuar nga Evita SHPK dhe Spitali amerikan, që me vite gjendet në Shqipëri,e që kontrollohet nga një grupacion turk. Shuma është 86 milionë dollarë (78 milionë euro).

Evita SHPK është themeluar në maj të vitit 2013 dhe kontrollon 85 përqind të aksioneve në konzorciumin e zgjedhur. Madje edhe oferta e saj financiare ka qenë ndër më të lartat në krahasim me konkurrentët tjerë. Ministria e shëndetësisë s’ka ofruar asnjë sqarim për përparësitë që i ka pasur ky konsorcium në krahasim me të tjetër dhe për shkaqet për zgjedhjen e tij, shkruan Agjencia Nova.

Tenderi i tretë në hetim ka të bëjë me sterilizimin e pajisjes kirurgjike me vlerë prej 91 milionë euro, ndërsa e ka fituar Sani servis i formuar nga konsorcuimi Investllar SHPKPV me tre kompani italiane: Servizi Italia; Tecnosanimed; dhe U. Jet S.r.l. Investllar SHPKPV, që posedon 40 përqind të aksioneve, ndërsa ka qenë i regjistruar në Kosovë nga emigranti Ilir Rrapaj, i cili me vite jeton në Itali në rajonin e Umbrisë, ku posedon kompani të vogël ndërtimore.

Rrapaj ka qenë i pranishëm dhe disa herë i parë në shoqëri të ministrit shqiptar për shëndetësi, në takime zyrtare dhe me përfaqësues të rajonit Umbria dhe me sipërmarrës italianë. Konkurrentët tjerë në garën për tender kanë denoncuar parregullsi për shkak që, sipas tyre, konzorciumi fitues ka pasur ofertën më të shtrenjtë. Mirëpo, Ministria e shëndetësisë është përgjigjur që “kjo është vetëm shpifje”, informon Agjencia Nova më 14 dhjetor të vitit 2015.

S’ka informata për atë se deri ku është hetimi me këta tenderë, por burime të cilat e ndjekin problematikën më gjerësisht në rajon thonë që firmat e njëjta janë paraqitur edhe në tenderin për Sterilizim në Ministrinë e shëndetësisë të Maqedonisë.

NOVA ka hulumtuar cilat janë firmat që janë në garë për ta fituar tenderin për Sterilizim të Ministrisë së shëndetësisë. Zbuluam që firma Evita SHPK nga Tirana vepron në emër të dy firmave nga Italia, (këto janë Sani servis dhe Servizi Italija), derisa Sterimed Italija që është pjesë e grupacionit të Soll Grup që ka përfaqësi në Shqipëri dhe në Maqedoni, e cila njëlloj sikurse firma shqiptare ka ofshor kompani me pronarë të fshehur në Holandë.

Evita SHPK është në fakt firma e cila e fitoi tenderin për kemodializë në Shqipëri, ndërsa tani paraqitet në tenderin për sterilizim në Maqedoni, me konzorcium të firmave që e kanë fituar tenderin për sterilizim në Shqipëri (Sterilizi Italija dhe Sani servis).

Dhe jo vetëm që në garë janë firma pas të cilave ka tender të dyshimtë dhe të dështuar në Shqipëri, për të cilin ka hetim, por e dukshme është edhe ngjashmëria e këtij për sterilizim me tenderin skandaloz për reagjens që është anuluar dhe ku gjithashtu janë kërkuar kritere të larta me çka gjithashtu firmat në shtet kanë qenë të pamundësuara të konkurrojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button