PD akuza Ramës: Refuzoi fondet e BE për rrugët që të vjedhë buxhetin me PPP-të

Ish deputetja e Partisë Demokratike,Grida Duma ka deklaruar se kryeministri Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve ‘1 miliard euro’, transmeton Albeu.

Në një dalje për mediet, Grida Duma u shpreh se rrugët si Milot-Balldren, janë pjesë e autostradës Blu që u financua në samitin e Poznanit, por Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA:

Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button