Tahiri: Askush nuk mund ta diskreditojë luftën e UÇK-së

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike me Serbinë, Tahiri Edita ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në spektrin politik vendor, transmeton Koha..net

Ka thënë se Kosova ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunoj me drejtësinë ndërkombëtare por lufta për liri do të mbetet e shenjtë dhe e paprekur.

Ajo ka shkruar në facebook se lufta për pavarësi ka qenë e drejt dhe e shenjtë.

“Fitorja jonë është historike. Kosova shtet i pavarur dhe sovran me kufijtë e saj do të jetë gjithmonë dhe do ta ruajmë me të gjitha mjetet. Askush nuk mund ta diskreditoj luftën tonë për pavarësi, as të UÇK dhe as të LDK. Ne kemi vizion euro-atlantik dhe aleancë të fuqishme me perëndimin, në krye me SHBA dhe partneret evropian, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën etj”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button