Veseli për ftesat e Speciale: Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi – jam i sigurt se do ta kapërcejnë këtë sfidë

Kadri Veseli ka reaguar edhe një herë për ftesat që tashmë kanë ardhur në drejtim të ish-luftëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lufta e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe i pavarur me dinjitet e krenari kombëtare në trojet e veta shekullore të Kosovës, është një ndër kapitujt më të ndritur të historisë sonë bashkohore dhe askush nuk do mund ta njollosi dot”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Me keqardhje pranova sot lajmin e thirrjes nga gjykata speciale të ish-Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Jakup Krasniqi menjëherë pasi janë thirrur tashmë ish- shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish- komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish- anëtari i Shtabit të UÇK-së, Sokol Bashota”.

“Kjo është një goditje për bashkëluftëtarët e mi, për UÇK-në dhe luftën tonë, por unë jam i sigurt që do e kapërcejmë me kurajo dhe nder këtë sfidë së bashku dhe do dalim prej saj më të fortë se më parë”.

“Unë jam i bindur se ata do të kthehen përsëri të pafajshëm e kryelartë sepse e drejta ka qenë dhe mbetet në anën tonë dhe ne kemi qenë në anën e duhur të historisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button