Aleanca Kuq e Zi, kërkon front të përbashkët për shqiptarët (Video)

“Mundësia për një front të përbashkët shqiptar në Maqedoni” ishte tema e debatit të sotëm që u zhvillua në Shkup mes përfaqësuesve të Aleancës Kuq e Zi dega në Tiranë dhe atyre në Maqedoni. Lumturi Retkoceri tha se shqiptarët janë popull i cili në shekuj ka treguar bashkë-ekzistencën paqësore por që gjithmonë ka luftuar për të drejtat e tyre. Ajo gjithashtu shtoi se shqiptarët janë popull që respektojnë të drejtat e të tjerëve , andaj  sipas saj, e drejtë e jona është edhe të kërkojmë që të respektohen të drejtat e shqiptarëve kudo që janë.

“Një tjetër ngjarje e rëndësishme që do të ndodhë është dhe festa e 28 nëntorit. Aleanca Kuq e zi nuk e ka fshehur kurrë që është për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. E pra, më 28 nëntor ne do ta festojmë në Morinë dhe do të bëjmë thyerjen e kufirit shqiptaro shqiptar, prandaj i ftoj të gjithë shqiptarët  në të gjithë trevat kudo që ndodhën, sepse 28 nëntori nuk ëhstë thjesht festa e shiqpërisë, është festa e kombit shqiptarë të vijnë të gjithë në Morinë për të festuar së bashku thyerjen e këtij kufiri”, tha Lumturi Ratkoceri, Aleanca Kuq e Zi, Tiranë.

Eduar Kaca, po ashtu nga dega e Aleanca kuq e Zi nga Tirana, tha se ka për qëllim dhe dëshirë të bashkojë në një front të përbashkët të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni. 

“Dëshira jonë dhe synimi jonë, kjo është dhe domosdoshmëri e kohës që partitë politike në Maqedoni të dalin me një zë të vetëm, të bashkohen rreth një fronti të bashkuar gjithë shqiptarë. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare në Maqedoni do të jenë një faktor i rëndësishëm këtu në skenën politike në Maqedoni”, tha Eduard Kaca, Aleanca Kuq e Zi, Tiranë. 

“Asnjëherë liderët tanë kryesor nuk ulen në një tavolinë për të diskutuar çështjet primare të kauzës tonë për të cilën të gjithë qytetarët janë të shqetësuar, kanë dhënë kontribut kanë derdhur gjak, kanë derdhur djersë, ndëkrohë që të priturat nga realizimi i shumë premtimeve janë gati boshe ose shumë të pakta. Andaj Aleanca Kuq e Zi vjen me një mision për të krijuar një fron të përbashkët të shqiptarëve”, tha Bekim Adili, Aleanca Kuq e Zi, Maqedoni.

Por teksa debati kishte për qëllim unifikimin e faktorit politik shqiptar, asnjë përfaqësues i partive politike shqiptare në Maqedoni, nuk u vërejt në sallë./Alsat

Lajme të ngjashme

Back to top button