Gjykata Speciale fton edhe Jakup Krasniqin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale për krime lufte ne Hagë.

Krasniqi ka bërë të ditur se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme, përkatësisht me 24 korrik, transmeton REL.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button