SHBA, 200 milion njerëz preken nga vala e të nxehtit

Janë pothuajse 200 milion njerëz që preken nga vala e madhe e të nxehtit që ka vënë në alarm Shtete e Bashkuara të Amerikës, nga Midëest në brigjet lindore edhe një pjesë të Kanadasë.

Temperaturat parashikohen të shkojnë deri në 40 gradë, por që perceptohen të jenë të më larta për shkak të lagështirës. New York ka deklaruar emergjencë lokale, por kërcënimi mbetet edhe në të gjithë qytetet kryesore të veri-lindjes amerikane si Boston, Philadelphia, Baltimore, Washington, transmeton Balkanweb.

Fundjave e nxehtë në të gjitha brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në disa zona të Kanadasë, në të cilat vala e të nxehtit është jashtëzakonisht e madhe. Temperaturat pritet të shkojnë mbi 38 gradë në një zonë që përfshin Central Plains mes Colorados dhe Kansas në perëndim dhe në Liqenet e Mëdha të verilindjes.

Temperatura shumë të larta edhe në Brigjet lindore.

National Weather Service ka njoftuar që i nxehti është parashikuar për të gjithë fundjavën.

Qyteti i New York-ut ka anuluar një seri aktivitetesh për shkak të motit të nxehtë. Nuk do të mbahen OZY Fest, një festival në ambient të hapur i planifikuar të shtunën dhe të dielën në Central Park dhe një përkujtimore në Times Square për 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë.
Bashkiaku De Blasio ka urdhëruar pronarët e ndërtesave dhe zyrave të rregullojnë kondicionerët jo më shumë se 26 gradë deri të dielën për të kursyer energji.

De Blasio ka njoftuar edhe hapjen e 500 ‘qendrave freskuese’ në qytet. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Detroit dhe në të tjera qytete’.

Në Kanada, emergjenca e të nxehtit është në Quebec, Ontario dhe Nova Scotia. Në Toronto temperaturat perceptohen të shkojnë deri në 40 gradë, për shkak të lagështirës dhe parashikohet dhe stuhi të mëdha.
Në Montreal temperaturat parashikohen të shkojnë deri në 45 gradë sot dhe nesër. Në fillim të javës skenari do të ndryshojë në mënyrë dramatike, me ulje të mëdha të temperaturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button