NRG BAND, pas sex skandalit, të enjten performon në Shkup

Nrg Band dhe vokalisti i grupit Besnik Çaka kanë vazhduar axhendën e koncerteve jashtë Kosovës, edhe pas akuzave të cilat ishin bërë ndaj tij nga një femër minorene.

Ajo e ka akuzuar këngëtarin e njohur se e ka përdhunuar në një hotel në një qytet të Kosovës. Akuzat i ka hedhur poshtë Besniku, i cili disa herë është shfaqur në Gjykatën e qarkut të Prishtinës, por ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.

Këtë javë grupi i njohur ka qenë në një koncert në Gostivar duke argëtuar fansat e tyre, gjë që vërtetonte se Besniku mund të kalojë lirisht kufirin e Kosovës deri në momentin kur Gjyqësori të sjellë vendimin përfundimtar, nëse do ta shpallë fajtor apo të pafajshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button