Ruskoska: Është nder që të udhëheq Prokurorinë e re Publike, por është shumë herët për urime

Prokurorja publike për krime të organizuara  Vilma Ruskoska, thotë se ajo është e nderuar me propozimin që të udhëheqë Prokurorinë e re publike për krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë, por e konsideron se ende është shumë herët për urime.

“Është nder në çdo rast për çdo prokuror, si dhe për mua, ajo çfarë ka propozuar Kryeministri, por mendoj se është shumë herët për urime dhe çdo gjë tjetër, sepse ende është projektligj që duhet të shkojë në procedurën parlamentare. Mund të ketë shumë ndryshime dhe ne nuk e dimë versionin përfundimtar të atij ligji se si do të dalë nga Parlamenti”, thotë Ruskoska në një intervistë për emisionin “Kod” që do të transmetohet në edicionin e së dielës, pjesë e së cilës u transmetua në ditarin e TV Telma, përcjell Nova TV.

Ajo thotë se nuk e ndjen propozimin si shpërblim. “Si mund të ndihesh si i shpërblyer kur ke më shumë punë se sa ke pasur. Unë nuk mendoj se kjo mund të jetë një shpërblim”, thotë Ruskoska.

LEXO: Zaev: Përfunduan negociatat për PSP-në, Katica u largua, do të formohet organ i ri (VIDEO)

Sa i përket Prokurorisë Publike së re, se a do të përfshinte prokurorët nga PSP aktuale, ajo tha se më parë kishte deklaruar se prokuroria kishte shumë prokurorë të mirë, shumë të aftë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me ta.

Ndryshe, siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev, me Ligjin për Prokurori Publike, Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të kalojë në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe do riemërohet në Prokurori Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë, transmeton Portalb.mk.

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button