Merkeli thotë se po provon ta rinisë dialogun Kosovë – Serbi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ende nuk ka rezultate në zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se janë duke i shikuar modalitetet e rinisjes së dialogut dhe se për këtë çështje, ka diskutuar me krerët e Kosovës dhe të Serbisë, transmeton KTV.

Por, ajo ka pranuar se pavarësisht diskutimit me liderët e të dyja vendeve, nuk ka ende rezultate konkrete në zhbllokimin e dialogut.

“Duhet të shohim modalitete se si do të rinisim dialogun. Kam biseduar për këtë çështje me kryeministrin Ramush Haradinaj, kam folur me presidentin Hashim Thaçi e po ashtu edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, por ende nuk ka progres dhe të reja rreth dialogut”, ka thënë Merkel.

Derisa, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë, për njohjen reciproke me kufijtë ekzistues.

Këtë e tha në një takim që ka pasur me një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme.

Haradinaj tha se shpreson që marrëveshja me Serbinë të arrihet përmes dialogut.

Marrëveshje të qëndrueshme midis Kosovës e Serbisë, ditë më parë në Beograd ka kërkuar edhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button