Brenda shtatë ditësh do të dihet nëse inspektori i arsimit Ilievski do të dënohet  

Inspektori i arsimit, Gjorgji Ilievski, ka dhënë deklaratë para Inspektoratit shtetëror për arsim ku është debatuar për procedurën e hapur kundër tij, njofton Portalb.mk.

Kundër tij është iniciuar procedurë disiplinore pasi ai publikoi informacione për avancim të paligjshëm në tituj shkencor të funksionarëve aktual qeveritar nga radhët e BDI-së.

Në mbledhjen e Komisionit disiplinor pranë ISHA është sjell vendim që kundër Gjorgji Ilievskit të propozohet masë disiplinore, për të cilën drejtori duhet të vendos në afat prej 7 ditësh, nëse do ta pranojë ose jo propozimin.

“Sot u varros shtetit juridik në Maqedoni. Akt i këtillë i një procedure disiplinore, ku nuk u lejua prania e publikut dhe gazetarëve, është i patolerueshëm. Desha që publikisht të flasim për funksionarët publik t’u dërgojmë mesazh edhe gjithë të tjerëve, siç mora guximin unë dhe zëshëm tregova çfarë ndodhi me ministrin për arsim, zëvendës-ministrin e punëve të brendshme dhe drejtorin për pronësi industriale, të cilët në mënyrë të paligjshme janë avancuar dhe kanë pranuar edhe mjete monetare për shërbime intelektuale. Sot nuk di se sipas cilës logjikë sillet ndonjë vendim i Komisioni i shkallës së dytë që u pranohet ankesa”, ka thënë Ilievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button